“U foli mureve në sallën pothuajse bosh të OKB-së”, media serbe përqesh presidentin Vuçiq

“U foli mureve në sallën pothuajse bosh të OKB-së”, media serbe përqesh presidentin Vuçiq

Aktuale September 26, 2024 - 09:35

“Fjalimi i Vuçiqit në OKB bëri jehonë në kuptimin e parë të fjalës, pra vetëm në muret e një salle gjysmë bosh”. Me këto nota tallëse media “Nova” e Beogradit ka komentuar adresimin e presidentit të Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Raportohen disa nga pjesët kryesore të fjalimit të tij, natyrisht me nuanca përqeshjeje dhe ironie, veçanërisht kur citoi Mahatma Gandin dhe lojërat e fjalëve me paqen.

“Mirëpo, pakkush pati mundësinë t’i dëgjonte drejtpërdrejt këto fjalë të forta të presidentit”, vijon komentin “Nova”.

Media në fjalë shton se “në momentin kur presidenti i Serbisë ka folur në foltore, salla e Asamblesë së Përgjithshme ishte pothuajse bosh”. “Jo shumë përfaqësues të vendeve të botës patën rastin ta dëgjonin këtë fjalim, ‘aq të fuqishëm’”, vijon komentin tallës gazeta serbe.