Parashikimi i motit për sot
Aktuale
September 26, 2024 - 08:02
Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe mund të jetë mjaft e fuqishme në Gjakovë, me shpejtësi prej 15-50 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale, që do të lëvizin prej 10 deri në 13° C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 28° C. /MeteoKosova