Kurti në New York: Mezi pres të takohem me liderë të huaj për të diskutuar progresin e Kosovës

Kurti në New York: Mezi pres të takohem me liderë të huaj për të diskutuar progresin e Kosovës

Aktuale September 25, 2024 - 20:10

Kryeministri Albin Kurit ka njoftuar se ka arritur në New York, ku do të merr pjesë në takimin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Kurti ka thënë se mezi pret që të takohet me liderë të huaj dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtar për të të diskutuar mbi progresin e Kosovës, transmeton Zeri.info.

Ai tha se do të takoj edhe anëtarë të diasporës në SHBA.

“Mezi pres të takohem me liderë të huaj dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare për të diskutuar mbi progresin e Kosovës dhe bashkëpunimin politik dhe ekonomik në të ardhmen. Mezi pres të takoj edhe anëtarët e diasporës këtu, të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë kontribuues të mëdhenj për të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Kurti në platformën “X”. /Zëri