Osmani takohet me kryeministrin e Armenisë, diskutojnë për zhvillimet e fundit

Osmani takohet me kryeministrin e Armenisë, diskutojnë për zhvillimet e fundit

Aktuale September 25, 2024 - 17:23

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar në New York, kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan.

Osmani tha se me Pashinyanin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit, sfidat dhe mundësitë e ardhshme mes dy vendeve, transmeton Zeri.info.

“Në Samitin e presidentit Biden, pata rastin të flisja me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashunyan, për të diskutuar zhvillimet më të fundit, sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Kujtojmë se Armenia nuk njeh Kosovën, ndërsa gjatë votimit të Asablesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kishte votuar pro anëtarësimit të Kosovës në KE. /Zëri