Elshani: Kemi bashkëpunim shumë të mirë me serbët që jetojnë në veri
Aktuale
September 25, 2024 - 14:31
Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, ka thënë Policia e Kosovës ka bashkëpunim shumë të mirë me serbët që jetojnë në pjesën e veriut të vendit.
Elshani ka deklaruar se edhe në të ardhmen do të vazhdojë një bashkëpunim i tillë.
“Statistikat e tregojnë më së miri se a jemi duke ecur para ose mbrapa me bashkëpunim, ne kemi më shumë raste të raportuara në gjashtëmujorin e parë të këtij viti sesa vitit 2022, më shumë se kur shumica e policëve kanë qenë kosovarë me etni serbe”, tha ai në Klan Kosova.
“Dyert janë të hapura për qytetarët gjatë tërë kohës komunikojmë me ata, konsiderojmë se bashkëpunimi është shumë i mirë dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, ka thënë Elshani.