Rrecaj: S’ka mbështetje ligjore për gjykim në mungesë në rastin “Banjska”
Foto: Laura Hasani

Rrecaj: S’ka mbështetje ligjore për gjykim në mungesë në rastin “Banjska”

Aktuale September 25, 2024 - 14:04

Avokati Tahir Rrecaj thotë për Radion Evropa e Lirë se, duke u bazuar në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, nuk ka mbështetje ligjore për gjykim në mungesë të të akuzuarve lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Rrecaj sqaron se në Kosovë, aktualisht, gjykimi në mungesë mund të ndodhë vetëm në rastet të cilat kanë të bëjnë me vepra penale kundër të drejtës ndërkombëtare, sikurse krimet e luftës, krimet kundër popullsisë civile dhe krimet kundër njerëzimit dhe me veprën penale "Vrasje e rëndë".