Abdixhiku me bashkëpartiakë shkojnë për ngushëllime te familja Jashari

Abdixhiku me bashkëpartiakë shkojnë për ngushëllime te familja Jashari

Aktuale September 25, 2024 - 12:12

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpartiakë kanë shkuar për ngushëllime te familja Jashari, pasi të hënën vdiq motra e madhe e komandantit legjendar Adem Jashari.

Ai ka qenë i shoqëruar nga deputetja Hykmete Bajrami, kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi, nënkryetari i Prishtinës Alban Zogaj dhe disa anëtarë të tjerë të LDK-së.

Ata janë pritur nga Rifat Jashari dhe pjesëtarë të tjerë të familjes legjendare.