AIP-ja me asistencë të Policisë largojnë kamerën ilegale në Prishtinë

AIP-ja me asistencë të Policisë largojnë kamerën ilegale në Prishtinë

Aktuale September 25, 2024 - 11:42

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), me asistencë të Policisë së Kosovës, kanë larguar kamerën e vendosur ilegalisht në rrugën “Xheladin Rekaliu” në kryeqytet.

Inspektori i AIP-së, Kushtrim Mustafa, ka thënë për Ekonomië Online se informatën e kanë marrë nga Policia e Kosovës, ndërsa thekson se kamera të tilla, që cenojnë privatësinë, do të konfiskohen.

Image

“AIP-ja, si institucion kompetent për mbikëqyrjen e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, pas pranimit të informatës nga Policia e Kosovës se në rrugën ‘Xheladin Rekaliu’, ka të vendosur kamera të cilat nuk dihen kontrolluesit e të dhënave personale. Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është konstatuar se e njëjta kamerë duhet të largohet dhe të mos mbikëqyrë hapësira publike. I bëjmë thirrje çdo kontrolluesi të kamerave që kamerat të cilat janë në hapësirën publike t’i largojnë, pasi është kompetencë e Policisë së Kosovës”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se raste të tilla ka pasur edhe në Shtërpcë.

Image

“Është rasti i dytë në të cilën kemi bërë konfiskime pas komunës së Shtërpcës, por çdoherë kur vërejmë që të njëjtat kamera janë duke mbikëqyrë, në këtë rast të kontrolluesit privat ose publik të cilat kanë të vendosur kamera në lokalet e tyre, ne urdhërojmë që kamerat të kontrollojnë vetëm hapësirat e brendshme brenda perimetrit në të cilin kontrolluesi ka pronën e tij. Pronari nuk dihet Policia e Kosovës na ka njoftuar që kjo kamerë nuk dihet se nga kush kontrollohet, nuk është vendosur nga asnjë institucion i ligjit. Pra ka qenë kamerë me rreze dhe është larguar dhe konfiskuar. Për të gjithë ata që bëjnë të njëjtën veprim urdhërojmë të largohen sepse vëzhgimi i paautorizuar konsiderohet vepër penale”, ka thënë Mustafa.

Image

Image