“Trepça” largon përkohësisht nga puna edhe një punëtor tjetër, shkeli rëndë detyrat e punës
Foto: Zëri

“Trepça” largon përkohësisht nga puna edhe një punëtor tjetër, shkeli rëndë detyrat e punës

Aktuale September 25, 2024 - 10:16

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se sot është larguar përkohësisht nga puna punëtori me inicialet S.N.

Sipas njoftimit, i njëjti kishte kryer shkelje të rënda të detyrave të punës.

“Për shkak se i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës, nga Neni 10, paragrafi 1, nënparagrafët 1.1, 1.5, 1.13 dhe 1.52 të Rregullores me nr. prot. 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të ‘Trepçës’ SHA”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se më 18.09.2024 lënda ka shkuar në Krimet e Rënda Ekonomike, sepse, sipas njoftimit, S.N., duke vepruar në këtë mënyrë, ka bërë keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar.