Me ftesë të presidentit Biden, Osmani mori pjesë në Samitin Global kundër Drogave Sintetike
Foto: Facebook

Me ftesë të presidentit Biden, Osmani mori pjesë në Samitin Global kundër Drogave Sintetike

Aktuale September 25, 2024 - 09:42

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit Joe Biden, ka marrë pjesë në Samitin Global kundër Drogave Sintetike.

Osmani, në një postim në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, tha se me këtë rast tregoi përkushtimin në luftimin e kësaj dukuri dhe njëherësh ka bashkëbiseduar me shumë liderë botërorë.

“Falënderuese ndaj presidentit Joe Biden për ftesën që të marr pjesë në Samitin Global kundër Drogave Sintetike. Krahas përkushtimit tonë të përbashkët që ta luftojmë këtë dukuri të tmerrshme, kisha mundësinë të bashkëbisedoj edhe me liderë të tjerë botërorë”, shkroi Osmani.