Haxhiu: LVV-ja fushatë me gjakun e Afrim Bunjakut - siç veproi me Mon Balajn, Arben Xheladinin e Astrit Deharin
Foto: Laura Hasani

Haxhiu: LVV-ja fushatë me gjakun e Afrim Bunjakut - siç veproi me Mon Balajn, Arben Xheladinin e Astrit Deharin

Aktuale September 25, 2024 - 08:48

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas videos së publikuar nga Vetëvendosja me rastin e njëvjetorit të sulmit terrorist në Banjskë e përmes të cilës sulmuan edhe opozitën.

Haxhiu, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se LVV-ja po bën fushatë me gjakun e Afrim Bunjakut për të qëndruar në pushtet.

“Ushtarët e UÇK-së kanë derdhë gjak, janë me plagë në trup nga luftimet e ashpra me Serbinë e nuk u mburrën, nuk thuren lavde si këta mjerana të LVV-së që përdorin gjakun e heronjve për poenë politikë. Ne e çliruam Kosovën cep me cep dhe asnjeherë nuk bëm video kundër këtyre frikacakëve që nuk patën zemër për ta mbrojtur vendin me pushkë. Liria e Kosovës nuk erdhi vetvetiu, erdhi falë luftës dhe sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së, nga të cilët u frymëzua Afrim Bunjaku”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

LVV bashkë me Albin Kurtin, vazhdimisht kërkojnë heronj që mbi gjakun e tyre të qëndrojnë në pushtet.

Në ditën e përkujtimit të heroit Afrim Bunjaku, janë përkujdesur që të bëjnë video sponzorizuese elektorale, ku zbehin lavdinë e Afrim Bunjakut.

Si nuk kanë turp që në këtë ditë të bëjnë video për t’i linçuar oponentët politik shqiptarë?

Bëjnë fushatë me gjakun e Afrim Bunjakut për të qëndruar në pushtet ashtu siç vepruan me gjakun e Mon Balajt, Arben Xheladinit, Astrit Deharit.

Kush janë oponentët politik për të cilët po flet LVV-ja në videon linçuese?

Për luftëtarët e UÇK- së që e çliruan Kosovën dhe e shpallën shtet të pavarur?!

Ushtarët e UÇK-së kanë derdhë gjak, janë me plagë në trup nga luftimet e ashpra me Serbinë e nuk u mburrën, nuk thuren lavde si këta mjerana të LVV-së që perdorin gjakun e heronjve për poena politik.

Ne e çliruam Kosovën cep me cep dhe asnjeherë nuk bëm video kundër këtyre frikacakëve që nuk patën zemër për ta mbrojtur vendin me pushkë.

Liria e Kosovës nuk erdhi vetvetiu, erdhi falë luftës dhe sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së, nga të cilët u frymëzua Afrim Bunjaku.

E turpshme nga ana e VV-së që vazhdon t’i përdorë dëshmorët, heronjët për poena politik, për fushatë zgjedhore.