Lajçaku takim me Plotnerin, flasin për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit
Foto: Laura Hasani

Lajçaku takim me Plotnerin, flasin për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit

Aktuale September 25, 2024 - 08:40

Emisari evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, tha se në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York ai foli me Jens Plotnerin, këshilltarin për politikë të jashtme dhe siguri të kancelarit gjerman për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Ai mes të tjerash tha se me zyrtarin gjerman ka folur edhe për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

“Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me Jens Pletnerin, këshilltar për politikën e jashtme dhe sigurinë të kancelarit gjerman, diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor dhe mënyrën se si të zhbllokojmë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Jam mirënjohës për angazhimin e fortë të Gjermanisë për procesin e normalizimit”, ka thënë Lajçaku në rrjetin social X.

Lajçaku ka thënë mbrëmë se ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi dinamikën rajonale me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien dhe zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanoff.