Kirby: Duhet qasje më serioze për Banjskën, komuniteti ndërkombëtar po e trajton si incidentet tjera

Kirby: Duhet qasje më serioze për Banjskën, komuniteti ndërkombëtar po e trajton si incidentet tjera

Aktuale September 24, 2024 - 23:07

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby foli për kërkesën e vazhdueshme të SHBA-së dhe BE-së për bashkëpunimin me Serbinë për hetimin e plotë të sulmit në Banjskë.

Kirby tha duhet qasje më serioze për Banjskën, pasi sipas tij, komuniteti ndërkombëtar po e trajton sikur incidentet e tjera.

“Nuk më duket se komuniteti ndërkombëtar është veçanërisht i përfshirë, apo i papërfshirë në këtë rast. Ai duket se po e trajton si një tjetër nga çështjet e shumta të hapura mes Kosovës dhe Serbisë: ngjashëm me bllokimin e importeve të mallrave nga Serbia, çështjen e targave e tema të tjera. Megjithatë, besoj se duhet një qasje më serioze ndaj vdekjes së qenieve njerëzore – policit dhe tre sulmuesve.

Por, nuk duket se komuniteti ndërkombëtar i qaset këtij rasti ndryshe në krahasim me incidentet e tjera”, tha për Zërin e Amerikës, Michael Kirby, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara në Serbi.