Një vit nga sulmi në Banjskë, MEPJ e Shqipërisë: Drejtësia të vihet në vend
Foto: Laura Hasani

Një vit nga sulmi në Banjskë, MEPJ e Shqipërisë: Drejtësia të vihet në vend

Aktuale September 24, 2024 - 20:21

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka përkujtuar Heroin Afrim Bunjaku në njëvjetorin e rënies, derisa ka thënë se është e papranueshme që autorët e këtij krimi mbeten ende të lirë.

Nga kjo Ministri kanë deklaruar se Shqipëria mbështet Kosovën në përpjekjet dhe arritjet e saj, për vendosjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e vendit.

“Duke kujtuar me nderim,sakrificën e Afrim Bunjakut, Shqipëria mbështet Kosovën në përpjekjet dhe arritjet e saj, për vendosjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e vendit. Është e papranueshme që autorët përgjegjës të këtij krimi mbeten ende të lirë. Drejtësia duhet të vihet në vend pa vonesa dhe justitifikime.

Shqipëria mirëpret vendimin e Prokurorisë së Kosovës, për të ngritur aktakuzë kundër të dyshuarve për organizim dhe kryerje të këtij sulmi brutal. Llogaridhënia është element kyç për parandalimin e përshkallëzimeve dhe konsolidimin e paqes në të gjithë rajonin”, thuhet në reagimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.