Rukiqi: Masat e vendosura ndaj Kosovës nga BE-ja nuk janë të drejta
Foto: Laura Hasani

Rukiqi: Masat e vendosura ndaj Kosovës nga BE-ja nuk janë të drejta

Aktuale September 24, 2024 - 20:12

Berat Rukiqi, anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se masat e vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian janë të padrejta.

Në Klan Kosova, ai ka theksuar se edhe ai personalisht, por edhe pjesëtarë të tjerë të subjektit në të cilin bënë pjesë kanë bërë thirrje vazhdimisht të ndërkombëtarët që këto masa të hiqen në ndaj Kosovës.

“Masat e vendosura ndaj Kosovës nuk janë të drejta. Në çdo takim në Bruksel e në Prishtinë me ambasadorë të ndryshëm, në çdo mundësi që na është dhënë sidomos edhe kryetari Abdixhiku në takimet me partitë e djathta të Partisë Popullore Evropiane ka thënë që masat ndaj Kosovës janë të padrejta dhe duhet të na hiqen”.

Më tej, ai ka folur edhe për dëmin që i kanë shkaktuar Kosovës këto masa, duke thënë e kapin vlerën e rreth 500 milionë eurove, të cilat sipas tij, janë të projekteve të cilat i kishte paraparë BE-ja t’i realizojë në Kosovë.

“Mbi 500 euro kam thënë për projektet që janë anuluar si shkak i masave, janë projekte veç e veç në sektorë të ndryshëm, tek energjia është një pjesë, pjesa tjetër është projekti që lidhet me digjitalizimin ku të rinjtë tanë e humbin mundësinë për qasje në fondet e BE-së ka disa projekte për arsimin dhe shëndetësinë, do të thotë në të gjitha fushat konsiderohet se dëmi i mosimplementimin të projekteve që i ka paraparë BE-ja është rreth 500 milion euro”.

Sipas tij, përgjegjësi për këto masa dhe heqjen e tyre, është Qeveria e Kosovës.

“Tragjike është se eksponentë të qeverisë kanë thënë se kjo nuk na e lë shenjë, pra nuk është diçka që neve po na ndikon. Kisha dashtë unë dhe secili qytetar i vendit do të kishte dashtë që Kosovën ta shohë më të integruar më të fuqishme në aspektin e sigurisë, më të fuqishme në ekonomi dhe normalisht pa masa”.

“Kur është ndonjë situatë si kjo Qeveria tenton t’i ik përgjegjësi, përgjegjësia për këtë situatë diplomatike që është Kosova, për këtë situatë ekonomike që e ka Kosova është Qeveria. Ata e kanë përgjegjësinë që t’i bindin shtetet tjera që t’i heqim këto masa, si duket ata nuk kanë arritur t’i bindin shtetet tjera që t’i largojnë këto masa”, ka pohuar Rukiqi.