Osmani: Gratë e Kosovës kanë qenë gjithnjë në ballë të çdo procesi historik të Republikës

Osmani: Gratë e Kosovës kanë qenë gjithnjë në ballë të çdo procesi historik të Republikës

Aktuale September 24, 2024 - 20:07

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në takimin vjetor në New York të Clinton Global Initiative.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, tha se “Gratë në vijë të parë” ishte diskutimi i sotëm në takimin vjetor në New York të Clinton Global Initiative.

“Gratë e Kosovës kanë qenë gjithnjë në ballë të çdo procesi historik të Republikës—si në kohën e rezistencës, ashtu edhe në luftë, në shtetndërtim dhe në çdo proces vendimtar për të ardhmen tonë”, ka shkruar Osmani.