Situata në veri dhe dialogu Kosovë-Serbi, tema kyçe në takimin Cassis – Gërvalla

Situata në veri dhe dialogu Kosovë-Serbi, tema kyçe në takimin Cassis – Gërvalla

Aktuale September 24, 2024 - 19:28

Ministri i Jashtëm i Zvicrës, Ignazio Cassis, në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të OKB-së e ka takuar homologen e tij nga Kosova, Donika Gërvalla-Schwarz.

Cassis bëri të ditur se diskutimi u fokusua në situatën në veri të Kosovës dhe vazhdimin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Forcimi i lidhjeve dypalëshe dhe promovimi i perspektivave evropiane për Ballkanin Perëndimor mbeten prioritetet kryesore për Zvicrën”, njoftoi kryediplomati zviceran.