Shefi i Zyrës së BE-së: Autorët e agresionit në Banjskë të dalin sa më shpejtë para drejtësisë

Shefi i Zyrës së BE-së: Autorët e agresionit në Banjskë të dalin sa më shpejtë para drejtësisë

Aktuale September 24, 2024 - 19:10

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar se ata që ishin pjesë e grupit të serbëve që kryen agresionin në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023 duhet të dalin para drejtësisë.

Në një postim në platformën X, ai e ka theksuar këtë në një vjetorin e rënies së Rreshterit Afrim Bujnaku, dhe agresionit në Banjskë të Zveçanit.

“Një vit pas sulmit në Banjskë, i kam bërë nderimet e mia Afrim Bunjakut, i cili u vra tragjikisht në krye të detyrës”.

“Mendimet e mia janë me familjen e tij, kolegët dhe popullin e Kosovës, të cilët kërkojnë drejtësi”.

“Ne bëjmë thirrje për ndjekje të shpejtë të autorëve”, ka thënë Orav.