Kurti: Adresa e agresionit në Banjskë është Beogradi zyrtar
Foto: Laura Hasani

Kurti: Adresa e agresionit në Banjskë është Beogradi zyrtar

Aktuale September 24, 2024 - 16:04
Kurti: Afrimi ra dëshmor i ruajtjes së sovranitetit, roli i Serbisë ishte aneksimi e një pjese të territorit tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Heroi Afrim Bunjaku ra si dëshmor i ruajtjes së lirisë dhe mbrojtjes së sovranitetit me ligj, ndërsa thekson se Serbia kishte synim aneksimin e një pjese të territorit të Kosovës.

Në Akademinë Përkujtimore në njëvjetorin e rënies së Heroit Afrim Bunjaku, shefi i ekzekutivit ka theksuar se nga harta e gjetura të grupit terrorist u kuptua që sulmi ishte një luftë me e gjatë dhe me gjere drejt aneksimit të një pjesë të Kosovës.

“Gjatë këtij viti populli i Kosovës dhe institucionet shtetërore e kanë shënuar 25-vjetron e çlirimit të vendit tonë nga Serbia. Gjatë gjysmës së parë të vitit pothuajse çdo ditë i kemi përkujtuar viktimat e masakrave. Kështu saktësisht një vit më parë shteti ynë u përball me sfidën më të rrezikshme që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008”, ka thënë Kurti.

Kurti u shpreh se nga ky sulm terrorist, u kuptua roli i Serbisë për aneksimin e një pjesë të territorit të Kosovës.

“Terroristët serb e vranë rreshterin Afrim Bunjaku dhe plagosjen zyrtarit tjetër policor Alban Rashiti. Ai ra si dëshmor i ruajtjes së lirisë në vend dhe i mbrojtjes së sovranitetit me ligj. Ai u vra sepse nuk deshi që të pësonin të tjerët më të ri se ai. Nga harta e grupit terrorist u kuptua që ishte një luftë më e gjatë dhe më gjere drejt aneksimit të një pjesë të Kosovës. Nga dokumentacioni dhe aparatet teknologjike u kuptua roli i shtetit të Serbisë për aneksimin e një pjesë të territorit të Kosovës. Serbia duhet të përgjigjet sepse është përgjegjëse për sulmin në Banjskë. Serbia është shtet paramilitar, ne jemi Republika e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Në akademinë përkujtimore për heroin Afrim Bunjaku, ai tha se qëllimi i agresionit në Banjksë ishte i aneksimit të veriut të Kosovës.

“Prijësi i këtij grupi ishte vet Milan Radoiçiq kriminel i profilit të lartë që nënpetkun e një politikani aktiv në Kosovë prej vitesh kishte zbatuar urdhra kriminal nga Beogradi. Ai kishte trajtuar një rrjet të gjerë parapolitik në trajtën e një bande mafioze e një grupi terrorist me të cilin e kishte mbajtur nën kontroll pothuajse gjithë veriun e Kosovës me anë të frikësimit, terrorit dhe shantazhit”.

“Që nga ajo ditë Radoiçiq është kërkuar nga shteti i Kosovës, kurse është fshehur nga shteti i Serbisë. Aktakuza e ngritur ndaj tij së fundi nuk është vetëm një kusht juridik edhe një denoncim ndaj një tentative të dështuar në trajtën e një terrorizimi shtetëror të Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës”.

“Adresa e vendimit politik e planifikimit operacional e urdhërdhënies institucionale dhe adresa e fshehjes së ekzekutuesve të këtij akti agresioni me qëllim të aneksimit të një pjesë të territorit të Kosovës është Beogradi zyrtar, dhe vet shteti i Serbisë”, ka thënë Kurti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhela Sveçla, ka thënë se 24 shtatori është një datë e re që i është shtuar kalendarit të historisë së Kosovës “e cila është me plotë krenari dhe dhimbje”.

Ai shtoi se sulmi terrorist i 24 shtatorit dhe rënia e Heroit Afrim Bunjaku ishin kthesë që ndryshuan rrethanat në Kosovë e më gjerë.

“Ka shumë data në kalendarin tonë të historisë, ato janë përplot krenari edhe dhimbje njëkohësisht. 24 shtatori është data më e re e shënuar në kalendarin tonë, ajo tregon për aktin heroik të rreshterit Afrim Bunjaku, por mbi të gjitha ajo shënon një fitore historike. Sulmi terrorist i 24 shtatorit dhe rënia e Heroit Afrim Bunjaku ishin kthesë që ndryshuan rrethanat në Kosovë, rajon dhe me gjerë. Ky sulm shpërfaqi plotësisht Serbinë që nuk ka ndryshuar asgjë në natyrën e asaj agresive ndaj shteteve fqinje. Regjimi në Beograd provoi dhe dështoi, regjimi në Beograd nëse provon serish do të dështojë. Mbrojtja jonë me vendosmëri e sovraniteti territorial dëshmon që jemi jo vetëm republikë e drejtësisë por edhe republikë e aftësisë dhe guximit. Këto janë virtyte që i duhen institucioneve të shteteve, këto virtyte i mban Policia e Kosovës”, u shpreh Sceçla.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se Policia e Kosovës është e përgatitur me mjete të forta për të ofruar siguri për qytetarë dhe për t’i ruajtur kufijtë.

“Tri gjëra kryesor e shënojnë datën e 24 shtatorit: e para është rënia heroike e rreshterit Afrim Bunjaku, e dyta është veprimet e jashtëzakonshme te policëve tanë atë ditë e po ashtu përkujtojmë edhe fitoren historike të Kosovës në betejën e Banjskës. Policia është e përgatitur dhe kemi prezencë të shtuar, kemi mjete të mjaftueshme në mënyrë që qytetarët tanë t’u ofrojmë siguri dhe kufijtë tanë të jenë të siguritë”, ka thënë Hoxha. /Eo