Kearnsi kujton Banjskën dhe Bunjakun, kërkon që përgjegjësit të përballen me drejtësinë
Foto:Laura Hasani

Kearnsi kujton Banjskën dhe Bunjakun, kërkon që përgjegjësit të përballen me drejtësinë

Aktuale September 24, 2024 - 14:37

Deputetja britanike Alicia Kearns e ka kujtuar sulmin terrorist në Banjskë dhe vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakut.

Ajo ka kërkuar që Millan Radoiçiqi dhe përgjegjësit e tjerë të vihen para drejtësisë.

"Një vit nga sulmi i Banjskës.

Një vit që nga vrasja e Afrim Bunjakut.

Millan Radojçiqi dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë.

Drejtësia është e nevojshme për pajtim dhe paqe në Ballkan", shkroi ajo.