“I thashë të ruhet, më tha që s’ka frikë” - vëllai i Afrim Bunjakut tregon telefonatën e fundit me të

“I thashë të ruhet, më tha që s’ka frikë” - vëllai i Afrim Bunjakut tregon telefonatën e fundit me të

Aktuale September 24, 2024 - 10:14

Muj Bunjaku, vëllai i heroit të Kosovës Afrim Bunjaku, ka folur sot për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, në njëvjetorin e rënies së tij, duke thënë se dhimbja është e madhe, por ndihen shumë krenar për të.

Ai u shpreh se ka qenë një vit i vështirë për ta, mirëpo tha se kanë pasur shumë përkrahje, përcjell Klankosova.tv.

“Dhimbja është e madhe, mirëpo ndihem krenar që kem pasur kësi vëllai, kësi trimi, krenaria po na mbanë, përkrahja është e madhe nga të gjitha anës, jemi falënderuar ndaj të gjithëve”.

“Ka qenë një vit shumë i vështirë, por jemi krenarë, përkrahja është e madhe, duke filluar nga institucionet, popullata, Shqipëria, deri në Australi të largët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, nga të gjitha anët dhe kjo po na mban shumë, përkrahja është e madhe edhe krenaria është e madhe. Afrimi nuk ishte vetëm djali ynë, por i krejt kombit shqiptar”, u shpreh tutje Muj Bunjaku.