Osmani: Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të dëshmuar se kjo tokë është atdheu ynë
Foto: Laura Hasani

Osmani: Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të dëshmuar se kjo tokë është atdheu ynë

Aktuale September 24, 2024 - 09:40

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përkujtuar heroin Afrim Bunjaku në njëvjetorin e rënies nga sulmi terrorist në Banjskë.

Osmani është shprehur se rreshteri Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, “siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm”.

“Se liria nuk ka çmim. Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm! Sot e përgjithmonë!”, shkroi Osmani. /Zëri