Sot, homazhe e akademi përkujtimore në përvjetorin e vrasjes së Afrim Bunjakut

Sot, homazhe e akademi përkujtimore në përvjetorin e vrasjes së Afrim Bunjakut

Aktuale September 24, 2024 - 08:01

Sot u bë një vit nga rënia heroike e rreshterit Afrim Bunjakut në Banjskë të Zveçanit. Për nder të heroit dhe nën patronatin e kryeministrit Albin Kurti, do të mbahet Akademi Përkujtimore në Prishtinë, duke filluar nga ora 15:00.

Sipas njoftimit, aktiviteti do të nisë në orën 09:00, ku do të vizitohet familja e heroit Bunjaku. Ndërsa në orën 09:30 do të ketë homazhe te varri i Bunjakut.

Rreshteri Afrim Bunjaku është vrarë më 24 shtator të vitit 2023 nga grupe të armatosura serbe në fshatin Banjskë të Zveçanit, në një sulm terrorist.