Mblidhet Qeveria, bëhen ndryshime në Postën e Kosovës: Gëzim Paci merr drejtimin e Bordit
Foto: Laura Hasani

Mblidhet Qeveria, bëhen ndryshime në Postën e Kosovës: Gëzim Paci merr drejtimin e Bordit

Aktuale September 23, 2024 - 23:47

Qeveria e Republikës së Kosovës mbajti mbledhjen e saj të 221-të ku mori vendime të rëndësishme, përfshirë:

Ndryshime në Bordet e Ndërmarrjeve: Gëzim Paci u emërua kryesues i Bordit të Postës së Kosovës.

Emërime të reja: Genc Metaj u caktua Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe u krijua një Komision ad hoc për pozicionin Drejtor i Përgjithshëm në Institutin e Kosovës për Administratë Publike.

Rruga Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë do të mbajë emrin e Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Poashtu u ndanë 219,000 euro për organizimin e Forumit Ekonomik në Paris, me fokus në promovimin e teknologjisë së informacionit dhe tërheqjen e investimeve.

Gjithashtu në mbledhje u aprovuan rregullore për vlerësimin e rezultateve në punë, procedurat e konkurrimit për nëpunësit teknikë, pezullimin dhe përfundimin e marrëdhënieve të punës në Shërbimin Civil.