Në njëvjetorin e rënies së heroit Afrim Bunjaku, Kurti nesër pritet ta vizitojë familjen e tij

Në njëvjetorin e rënies së heroit Afrim Bunjaku, Kurti nesër pritet ta vizitojë familjen e tij

Aktuale September 23, 2024 - 23:15

Polici Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës nga grupet terroriste në veri, 24 shtator 2023.

Nesër e martë bëhen një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku ka mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në njëvjetorin e rënies heroike të Afrim Bunjakut dhe nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, janë organizuar aktivitete të ndryshme, fillimisht vizitë te familja e heroit, pastaj homazhe te varri i tij. Dhe pritet të bëhet përurimi i rregullimit të varrit të Afrim Bunjakut.

Ndërsa, Akademia Përkujtimore do të mbahet nga ora 15:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Sh. T. Albin Kurti, organizohen aktivitete për shënimin e njëvjetorit të rënies së Heroit Afrim Bunjaku.

Ora 09:00 – Vizita te familja e heroit Afrim Bunjaku

Ora 09:30 – Homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku

Vendosja e kurorave me lule dhe përurimi i rregullimit të pllakës dhe varrit të heroit.

Ora 15:00 – Akademia Përkujtimore në sallën e Kuqe, Pallati i Rinisë- Prishtinë.