Maqedonci takohet me delegacionin e Gardës së IOWA-s, kërkon të thellohet bashkëpunimi me FSK-në
Foto: Facebook

Maqedonci takohet me delegacionin e Gardës së IOWA-s, kërkon të thellohet bashkëpunimi me FSK-në

Aktuale September 23, 2024 - 16:15

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot bashkë me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin pritën në takim delegacionin e Gardës Kombëtare të IOËA-s të ShBA-së të kryesuar nga zëvendëskomandanti i Gardës së IOWA-s, Gjeneralbrigade McClintock dhe Shefja e Shtabit e Gardës Kombëtare Ajrore të IOËA-s, Gjeneralbrigade Samenus.

Maqedonci përmes një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se në fjalën e tij hyrëse falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në veçanti Gardën Kombëtare të IOWA-s për bashkëpunimin shembullor me FSK-në, dhe kërkoi që ky bashkëpunim të thellohet dhe zgjerohet edhe më tej.

Postimi i plotë:

Kisha kënaqësinë që sot së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin ti presim dhe urojmë mirëseardhje delegacionit të Gardës Kombëtare të IOWA-s së SHBA të kryesuar nga Zv.komandanti i Gardës së IOWA, Gjeneralbrigade McClintock dhe Shefja e Shtabit e Gardës Kombëtare Ajrore të IOWA-s, Gjeneralbrigade Samenus. Në fjalën time hyrëse falenderova Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në veçanti Gardën Kombëtare të IOWA-s për bashkëpunimin shembullor me FSK-në dhe kërkova që ky bashkëpunim të thellohet dhe zgjerohet edhe më tej.

Delegacioni i lartë ushtarak i Gardës së IOWA-s do të qëndroj për disa ditë në Shtabin e Përgjithshëm dhe komandat e njësitë e FSK-së, ku do të diskutohen prioritete te bashkëpunimit të dy palëve për periudhën trevjeçare duke i ndërlidhur me objektivat strategjike të vendosura në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së gjatë konsultimeve bilaterale të realizuara gjatë muajit shkurt të këtij viti.

Thellimi i bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të IOWA-s mbetet ndër prioritetet kyqe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar.