Tahiri: Kosova, në listë të zezë për ndërkombëtarët
Foto: Laura Hasani

Tahiri: Kosova, në listë të zezë për ndërkombëtarët

Aktuale September 23, 2024 - 13:06

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova në listën e zezë të shteteve ndërkombëtare.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai ka deklaruar se do të duhet shumë kohë që vendi të largohet nga kjo listë e zezë.

“Kosova është nuk është formalisht në listën e zezë, por Kosova është në listën e zezë, në secilën listë të BE-së, në secilën listë në arenën ndërkombëtare, në secilën iniciativë tek amerikanët dhe në secilën listë rajonale. Jemi përjashtuar nga ushtrimi ‘Defender23’, ku është dashur të marrë pjesë FSK-ja, që ka punuar një vit”.

“Jemi në sanksione nga BE-ja, e ju them me keqardhje që ka pak ka optimizëm që do të hiqen këto masa, sepse për t’u larguar duhet të ketë konsensus nga BE-ja”.

“Në katër vjet nuk kemi asnjë njohje, nuk kemi kurrfarë komunikimi zyrtar me SHBA-në. Nuk duhet ta vizatojë dikush që je në listë të zezë, veprimet tregojnë kur në katër vjet nuk ke asnjë njohje dhe ke vazhdimisht sanksione nga BE-ja”.

“Paraqitesh si vend që bën probleme në nisma rajonale, do të duhet shumë të rigjenerohen këto dëme që janë duke krijuar efekte, për faktin që jemi në sanksione”, tha Tahiri.