Ligji për zyrtarët publikë s’duhet të kalojë se i bëhet dëm i madh Kosovës, thotë Besnik Tahiri
Foto: Laura Hasani

Ligji për zyrtarët publikë s’duhet të kalojë se i bëhet dëm i madh Kosovës, thotë Besnik Tahiri

Aktuale September 23, 2024 - 13:01

Shefi i GP të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se në seancën e radhës, e cila do të mbahet më 26 shtator, do të votohet Projektligji për zyrtarët publikë, ku sipas tij Qeveria nuk po heq dorë, pavarësisht komenteve të BE-së që ky projektligj të mos kalojë në këtë mënyrë.

Ai ka thënë se me këtë projektligj Qeveria po synon ta kapë administratën shtetërore dhe si i tillë ky projektligj nuk duhet të kalojë.

 

“Në rend dite është votimi për ndryshimin dhe plotësim për Ligjin për zyrtarët publikë. Edhe përkundër faktit që ka pasur një koment nga BE-ja, nga Komisioni i Venecias vazhdon kjo qeveri që përmes këtij ligji ta kapë administratën e Kosovës. Kjo qeveri vazhdojnë të kenë një numër të madh të UD. Ky ligj po ashtu synon që të gjithë nivelin e mesëm ta partizojë. Ky ligj duhet të bjerë dhe nuk duhet të kalojë, sepse i bëhet një dëm i madh Kosovës”, ka thënë ai.