Tahiri: Kërkuam seancë për shkarkimin e Bordit të RTK-së, por s’u mundësua
Foto: Laura Hasani

Tahiri: Kërkuam seancë për shkarkimin e Bordit të RTK-së, por s’u mundësua

Aktuale September 23, 2024 - 12:40

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kanë kërkuar të shkarkohet Bordi i RTK-së, pas publikimit të një lajmi nga ky medium.

Sipas tij, me publikimin e atij lajmi janë rrezikuar një numër i gazetarëve të mediumeve të tjera që janë prekur nga ai artikull.

 

Për këtë ai ka bërë thirrje që personat përgjegjës duhet të ndiqen edhe penalisht.

“Edhe sot kemi pritur që administrata ta sjellë për diskutim e Kryesia t’ia propozojë një çështje të tillë, por Komisioni po e zvarrit një çështje të tillë. Shpresojmë që kjo çështje të diskutohet sot ose nesër, meqenëse jo në këtë javë në javën që vjen të vihet në diskutim shkarkimi i këtyre njerëzve të papërgjegjshëm që kanë shkaktuar dëm të madh. Nuk duhet lejuar që këto gjëra të ndodhin në një televizion që paguhet nga taksat e qytetarëve tanë”, u shpreh Tahiri.