Të enjten seancë plenare, Kusari-Lila: S’ka kohë për komisione të reja hetimore
Foto: Laura Hasani

Të enjten seancë plenare, Kusari-Lila: S’ka kohë për komisione të reja hetimore

Aktuale September 23, 2024 - 12:37

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë është vendosur që më 26 shtator të mbahet seanca plenare me pikat e papërfunduara të seancave të kaluara.

 

Kusari-Lila tha se është vendosur gjithashtu edhe miratimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare.

“U dakorduam që të vazhdojë një seancë më 26 shtator me pikat e papërfunduara. Janë tri marrëveshje ndërkombëtare, 28 pika për shqyrtim”, tha ajo.

Image

 

Ajo tha se në sesionin vjeshtor nuk ka kohë të formohen komisione të reja hetimore, pasi janë edhe pak muaj që do të përfundojë mandatin kjo legjislaturë.

 

“Nuk ka hapësirë të mjaftueshme të përmbyllet puna e një komisioni hetimor”, tha Kusari-Lila.