Hoti: Qeveria “Kurti” ka shkaktuar pasoja për shtetin dhe secilën familje
Foto: Laura Hasani

Hoti: Qeveria “Kurti” ka shkaktuar pasoja për shtetin dhe secilën familje

Aktuale September 23, 2024 - 09:56

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka njoftuar se strukturat e partisë në disa nëndegë në Rahovec janë mbledhur dhe kanë diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai thotë se qeverisja aktuale ka shkaktuar pasoja për shtetin dhe secilën familje, ndërsa thotë se Kosova ka nevojë për qeverisje të përgjegjshme.

“Diskutimet tona në përgatitje për procesin demokratik të 9 shkurtit 2025 të kthimit të qeverisjes së mbarë dhe euroatlantike në Kosovë i vazhduam edhe në Krushë të Madhe me strukturat e nëndegëve: Celinë, Hoqë e Vogël, Brestoc dhe Nagavc”, shkroi Hoti.

“Të gjithë janë të vetëdijshëm për pasojat për shtetin e Kosovës dhe secilën familje nga qeverisja e këtij 4-vjeçari. Kosova ka nevojë për qeverisje të përgjegjshme, profesionale, euroatlantike”, shtoi ai. /Zëri