Abdixhiku: Vuçiqi e do një Kosovë të dobët dhe të izoluar, Albin Kurti po ia dhuron këtë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e do një Kosovë të dobët ekonomikisht.
Një Kosovë të dobët dhe të izoluar sipas Abdixhikut, po e mundëson Albin Kurti dhe qeverisja e tij.
“Po e themi më së qartë, Vuçiqi është rreziku më i madh i Kosovës, është njeri i ligë dhe është njeri i rrezikshëm. Vuçiqi e don një gjë, një Kosovë të dobët ekonomikisht, të izoluar ndërkombëtarisht. Vuçiqit një Kosovë të dobët ekonomikisht, të izoluar ndërkombëtarisht është duke ja dhuruar Albin Kurti”, ka thënë Abdixhiku në intervistë me Jeta Xharrën.
Kreu i LDK-së ka përmendur se si Serbia në 70 ditët e fundit ka nënshkruar marrëveshje për avionë luftarak me Francën.
“Për 70 ditë, 13 miliardë dollarë avionët më të kërkuar ushtarak prej Francës, rezervat e litiumit me Gjermaninë, partneritet strategjik me ShBA-të për energjetik. Me ShBA-të energjetikë, me Gjermaninë minierat, me aeroplan luftarak prej Francës, çka kemi ne?
Ne kemi sanksione, kemi mungesë të njohjeve, mungesë të anëtarësimeve”, ka thënë i pari i LDK-së.