Berisha: PDK-ja mori vendim të duhur për mosbashkëpunim me VV-në, të tjerët janë hipokritë
Aktuale
September 21, 2024 - 22:36
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, e ka përshëndetur vendimin e PDK-së për të mos marrë pjesë në një koalicion paszgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.
Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se kritikat ndaj liderëve të Kosovës, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, janë kritika me vend pasi u bëhen, siç tha ai, “shkatërruesve të të arriturave të Kosovës”.
“Kritikat ndaj Albin Kurtit e Vjosa Osmanit nuk jane kritika te gares politike por kritika ndaj shkaterruesve te te arriturave te Kosoves qofte ne planin e brendshem qofte ne partneritetin nderkombetar ne tri dekadat e fundit”, shkroi ai.