Bajrami- Qeverisë Kurti: Pas katër viteve qeverisje, kanë mbetë me u lavdëru me një tre mujor
Aktuale
September 21, 2024 - 19:05
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar lidhur me rritjen ekonomike për të cilën pretendohet nga Qeveria Kurti.
Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook thotë se që 4 vite, Qeveria po lavdërohet vetëm me një tre mujor.
“Pas katër viteve qeverisje, kanë mbetë me u lavdëru me një tre mujor. Mosni ashtu, se nëse matemi me nga një tremujor kur ju e keni marrë qeverisjen me 22 mars të vitit 2021 rritja ekonomike ka qënë hiç ma pak se 16.32%”, shkroi Bajrami.