Tahiri ironizon: 9 shkurti do të jetë votë ndëshkuese ndaj qeverisjes më të dobët në histori të vendit
Foto: Laura Hasani

Tahiri ironizon: 9 shkurti do të jetë votë ndëshkuese ndaj qeverisjes më të dobët në histori të vendit

Aktuale September 21, 2024 - 18:59

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri thotë se partia e tij kurrë nuk ka qenë më e fortë se në këto zgjedhje, që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Tahiri përmes një shkrimi në ‘X’ thotë se 9 shkurti do të jetë votë ndëshkuese ndaj qeverisjes më të dobët në histori të vendit.

“AAK kurrë në historinë e vet nuk ka qenë më e fortë se në këto zgjedhje. Me koalicionin që e ka, me qeverisjen lokale në pesë komunat që e ka dhe me pozicionimin shumë të saktë të udhëheqësit tonë. Rezultati zgjedhor do të jetë befasi, AAK do të ketë rezultatin më të mirë.

9 shkurti do të jetë votë ndëshkuese ndaj qeverisjes më të dobët në histori të vendit”, shkroi Tahiri.

Image