Nga EBU-ja thonë se çështja e pronës së RTK-së duhet të zgjidhet urgjentisht

Nga EBU-ja thonë se çështja e pronës së RTK-së duhet të zgjidhet urgjentisht

Aktuale September 21, 2024 - 09:59

“RTK-ja duhet te ketë shtëpinë vet, ajo s’mund te veproj as te qëndroj refugjate ne vendin e vetë qe sa vite”, ky është një nga qëndrimet e fundit të Unionit të Transmetuesve Evropian [EBU], në lidhje me Transmetuesin Publik të Kosovë [RTK].

Këto qëndrime nga EBU-ja, vin në 25-vjetorin e themelimit të RTK-së, nga zyrtarja e lartë e intitucionit të transmetuesve evropian, Ratka Batscheva, e cila edhe ka uruar RTK-në për 25-vjetorin e themelimit.

Batcheva në një intervistë për mediumin në Zvicër “Le Canton27”, ka thënë se RTK-ja ka një marrëveshje gjithëpërfshirëse të Shërbimeve me EBU-në dhe gëzon qasje të privilegjuar në një gamë të gjerë shërbimesh të EBU, transmeton Zeri.info.

“EBU ka mbështetur RTK-në gjatë gjithë viteve që të bëhet një media e mirëfilltë e shërbimit publik që i shërben të gjithë shoqërisë dhe promovon demokracinë në Kosovë”

“Media e Shërbimit Publik luan një rol të rëndësishëm për ofrimin e informacionit të besueshëm, shprehjen kulturore dhe angazhimin qytetar, duke iu shërbyer nevojave të të gjitha komuniteteve, duke promovuar pluralizmin dhe nxitur vlerat demokratike”, thotë Batcheva, shefe e e EBU-së e marrëdhënieve me anëtarët në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Ajo ka kërkuar që RTK-ja duhet të ketë pavarësi institucionele dhe editoriale, të ketë financim adekuat, ndërsa ka adresuar si urgjente çështjen e pronës së transmetuesit publik, transmeton Zeri.info.

“Për të përmbushur detyrën e saj në shoqëri, RTK-ja duhet të ketë kornizë të përshtatshme ligjore, pavarësi institucionale dhe editoriale, të financohet në mënyrë adekuate dhe çështja e pronës duhet të adresohet urgjentisht. Kjo do t’i mundësonte RTK-së të vazhdojë transformimin dhe modernizimin e saj digjital në hap me zhvillimet dhe do t’i mundësojë që t’i shërbejë më së miri shoqërisë dhe demokracisë në Kosovë. RTK-ja duhet te ketë shtëpinë vet, ajo s’mund te veproj as te qëndroj refugjate ne vendin e vet qe sa vite, aq me tepër kur dihen meritat e këtij mediumi publikë, ne avancimi proceseve…”, thotë Batcheva.

Kujtojmë se RTK-ja nuk është akoma anëtare në EBU. /Zëri