Abrashi paralajmëron akuza dhe arrestime: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka reaguar pas intervistimit të Dejona Mihalit në Prokurorinë Speciale, duke thënë se kryeprokurori Blerim Isufaj dhe njerëzit e PDK-së dhe LDK-së nëpër prokurori dhe gjykata do ta luftojnë LVV-në.
Abrashi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka akuzuar institucionet e drejtësisë, duke i cilësuar të kapura nga partitë që dikur ishin në pushtet, raporton Zeri.info.
Postimi i plotë:
Kur Gjykata Kushtetuese merr ndonjë vendim që duket në favor të Qeverisë, menjëherë pasojnë dy-tri vendime kundër kushtetuese ndaj Qeverisë, ndonëse ligjet janë të drejta. Një analizë e thjeshtë.
A e ka bë Prokuroria Speciale një aktakuzë SUPER TË VONUAR ndaj aktit terrorist në Banjskë, të kryesuar nga Radojçiqi?
Tash, Blerim Isufaj, i cili nuk është emëru Kryeprokuror, thotë kështu: po e bëjmë edhe ne një aktakuzë të madhe (të cilën me siguri se ka bë vetë, por i kanë ndihmu shtetet tona partnere), mirëpo 5 muaj para zgjedhjeve e fton në Prokurori, Dejona Mihalin.
A e dini çfarë mesazhi është ky?
Kjo do të thotë që, unë, Blerim Isufaj dhe ne e gjithë PDK e LDK, që jemi në Prokurori e nëpër Gjykata, do ta luftojmë Lëvizjen VETËVENDOSJE!, sidomos në këtë kohë fushate. "Fundja, s'ka lidhje pse janë të pafajshëm. Ne e kemi fuqinë të dërgojmë njerëz në burg edhe pa faj." - po nënkuptohet kjo punë.
Me pak fjalë, të dashur qytetarë, ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime, mirëpo ka vetëm një gjë: KJO ËSHTË ARMA E FUNDIT E OPOZITËS, PROKURORIA E KAPUR. S'ËSHTË ASNJË E VËRTETË!