Ushtarët letonezë të KFOR-it kryejnë patrullime në Zubin Potok

Ushtarët letonezë të KFOR-it kryejnë patrullime në Zubin Potok

Aktuale September 20, 2024 - 20:09

Ushtarët nga Letonia të dislokuar me misionin e NATO-s, KFOR, kanë kryer patrullim në Zubin Potok, ka bërë të ditur KFOR në një postim në rrjetin social Facebook ku shpërndau edhe disa fotografi nga këto patrullime.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, “në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët KFOR thotë se punon në koordinim të ngushtë.