Abazi: Ka flirtim mes LVV-së dhe PDK-së, mund të kenë marrëveshje për koalicion
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se në flirtim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, është duke ndodhur.
Kjo pasi, sipas Abazit, ekziston mundësia se këto dy parti do të lidhin koalicion paszgjedhor, njofton Klankosova.tv.
“Nuk dua të bëjë parashikuesin këtu, por është e qartë që kemi një flirtim ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe një pjesë të PDK-së, e cila është duke e pritur, ose veç ka një marrëveshje për arritjen e një koalicioni paszgjedhor. Kështu flitet në bazë të raporteve të LPK-së dhe njerëzve eksponentë”, tha Abazi.
Ndër të tjera, deputeti thotë se kryeministri Albin Kurti, është i mundur, por sipas tij, në aspektin moral dhe të arritjeve.
“Albin Kurti është i mundur, në kuptimin moral, në kuptimin e arritjeve”, deklaroi Abazi. /klankosova