Mbyllet për disa ditë rruga Prizren – Prevallë
Aktuale
September 20, 2024 - 15:48
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar për mbylljen e rrugës Prizren - Prevallë.
“Ju njoftojmë se do të mbyllet rruga rajonale R-115, segmenti segmenti Prizren - Prevallë, me rastin e asfaltimit të kësaj rruge: ‘Rikonstruimi i rrugës rajonale R-115 Prizren – Prevallë’, Loti I. Mbyllja e këtij segmenti përfshin lokacionin nga dalja e Prizrenit (lagjja ‘Marashi’) deri te tuneli i parë i rrugës për Llokovicë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Sipas njoftimit, mbyllja e rrugës për qarkullimin e automjeteve do të bëhet nga 23-25 shtator 2024, në intervalin kohor nga ora 9.00 deri në 17.00. /Zëri