Prokuroria Speciale: Dejona Mihali po intervistohet në cilësinë e dëshmitares

Prokuroria Speciale: Dejona Mihali po intervistohet në cilësinë e dëshmitares

Aktuale September 20, 2024 - 12:38

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se sot Dejona Mihali është ftuar për intervistim.

Sipas Prokurorisë, Mihali po intervistohet në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat po hetohen, transmeton Zeri.info.

“Prokuroria Speciale informon se sot Dejona Mihali është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale. /Zëri