Ambasada britanike me fushatë për përfshirjen e grave në jetën publike
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka nisur një fushatë për përfshirjen e grave në jetën publike. “Nuk mund të ketë qeverisje të mirë pa përfshirjen kuptimplotë dhe të barabartë të grave në jetën publike”, është motoja e fushatës.
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka thënë se kjo fushatë bën me dije se nuk ka asgjë pa gratë.
“Nëpërmjet Projektit tonë të Rekrutimit, mbështetur nga Britania e Madhe për Kosovën, nis një udhëtim drejt rekrutimit të bazuar në merita në zyrat publike. Ne jemi veçanërisht të frymëzuar nga gratë që janë emëruar në role të larta dhe që janë nxitëse për ndryshim”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike.
“Nga sot, ne po nisim një fushatë për të treguar pse nuk mund të bëjmë pa to. Kur gratë janë lidere në administrata publike, qeveritë janë më përgjegjshme. Në Kosovë ka shumë raste ku gratë kanë bërë ndryshime nga pozitat e tyre”, thotë dhe ambasadori britanik në Kosovë.