Pranvera Dobruna Kryeziu zgjedhet në strukturat qeverisëse globale të CIGRE me seli në Paris
Nga data 25 Gusht deri 30 Gusht 2024 në Paris është mbajtur sesioni i 50-të i CIGRE Ndërkombëtare, ku për pesë ditë radhazi kanë marr pjesë mbi +4500 delegatë, mbi +280 ekspozues si dhe mbi +10,000 vizitorë nga e gjithë bota.
Në kuadër të këtij sesioni, me datë 27.08.2024 është mbajtur takimi i Këshillit Administrativ (Administrative Council) i CIGRE Ndërkombëtare, ku përmes votimit të fshehtë është bërë zgjedhja e tre anëtarëve të rinjë për anëtar të Këshillit Drejtues (Steering Committee) të CIGRE Ndërkombëtare për dy vitet e ardhshme.
Në mesin e tre anëtarëve të rinjë të zgjedhur, zonja Pranvera Dobruna Kryeziu, si përfaqësuese e CIGRE Kosovë, përmes votimit, ka arritur me sukses të zgjedhet si anëtare e re e Këshillit Drejtues të CIGRE Ndërkombëtare. Zgjedhja e zonjës Dobruna Kryeziu në mesin e tre anëtarëve të rinj për Këshill Drejtues (Steering Committee) është arritje e jashtëzakonshme dhe e rëndësishme për një vend të vogël dhe të ri si Kosova në një konkurrencë shumë të madhe me kandidatura nga vende të ndryshme të botës.
Këshilli Drejtues (Steering Committee) i CIGRE Ndërkombëtare është strukturë qeverisëse në nivel global i CIGRE Ndërkombëtare.
Kjo arritje prestigjioze e Pranvera Dobruna Kryeziut është konfirmim i ekspertizës së saj në sektorin e energjisë, kontributin dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm ndaj strategjisë së re të CIGRE ndërkombëtare për të përballuar sfidat dhe për të bërë përparime në tranzicionin e energjisë.
Tashmë, Dobruna Kryeziu në nivelin ndërkombëtarë dhe në nivelin e Europes Juglindore e përfaqëson Kosovën respektivisht KEK, KOSTT, KEDS, dy universitetet FIEK, UBT, si dhe OST (Operatorin e Sistemit të Transimetimit) nga Shqipëria.
CIGRE është organizatë e vetme ndërkombëtare për ekspertizën në sektorin e energjisë. Strategjia e CIGRE është ofrimi i njohurive botërore në funksion të politik-bërjes për një tranzicion të drejtë.