Ministri Çeku s’e mohon dorëheqjen nëse i ngrihet aktakuzë
Aktuale
September 19, 2024 - 22:20
Ministria e Kulturës, e udhëhequr nga Hajrullah Çeku, e kishte angazhuar një ekspert të cilin do ta paguajë 5,560 euro në muaj.
Ministri Çeku, tha se nëse i ngrihet aktakuzë për këtë çështje, atëherë nuk do ta kishte problem as dorëheqjen.
“Jam shumë i interesuar që në raste të tilla të bëjë çka do që është e mundur, të ofroj një standard të mirë moral. Besoj edhe dorëheqja dhe çdo veprim tjetër i nevojshëm për me mbet sa më larg nga çfarëdo mundësie me ndikuar në vendimmarrjen e institucioneve që janë të pavarura, por edhe aty që supozohet që ka ndodhë një vepër që në fund ka prodhu një aktakuzë. Asnjëherë s’kam qenë i ngarkuar me çështjen e pozitave, ka shumë sulme e shpifje, kritika që janë të zakonshme e normale”. /dukagjini