Sveçla kujton zyrtarin e EULEX-it Audrius Shenavicius në 11-vjetorin e vrasjes së tij
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kujtuar në 11-vjetorin e vrasjes, doganierin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Audrius Shenavicius.
Sveçla përmes një postimi në rrejtin social Facebook ka thënë se drejtësia për vrasjen e tij është domosdoshmëri dhe duhet të ndodhë pa vonesë, raporton Zeri.info.
“11 vite më parë, në një pritë në afërsi të Zveçanit, u vra sa ishte në detyrë doganieri i misionit të EULEX-it në Kosovë, Audrius Shenavicius. Në këtë përvjetor që mbanë dhimbje, qëndrojmë pranë familjes së Audrius dhe kolegëve të tij që ndodhen në shërbim. Drejtësia për vrasjen e tij është domosdoshmëri dhe duhet të ndodhë pa vonesë. U jam mirënjohës të gjithë pjesëtarëve të EULEX që çdo ditë mbështesin Policinë e Kosovës për sundim të rendit e ligjit në Republikën tonë”, ka shkruar Sveçla.