Cana: 80 për qind e rasteve me ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni janë asimptomatike
Tetëdhjetë për qind e pacientëve të infektuar me virusin e Nilit Perëndimor janë asimptomatikë. Ndoshta njëri prej nesh e ka pasur gjatë verës. Rreth 19 për qind kanë një formë klinike të lehtë, me temperaturë të ulët, me dhimbje muskujsh, dobësi dhe mund të kalojë kështu pa e ditur ne që e kemi. Një për qind e rasteve mund të zhvillojnë manifestime neurologjike, tha sot drejtori i Klinikës Infektive, Fadil Cana, pasi u regjistrua vdekja e parë nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut.
“Një për qind e rasteve mund të zhvillojnë manifestime neurologjike, që është në rastin konkret, ne përcaktojmë se tek pacienti, veçanërisht në grupmoshën mbi 75 vjeç, konkretisht kemi një pacient 77 vjeç, i cili zhvillon atë manifestim neurologjik që mund të përfundon me një përfundim fatal. Atë që ne të gjithë e dimë, bota e di dhe komuniteti shkencor e di, se nuk ka terapi specifike për virusin e Nilit Perëndimor.
Nëse diçka mund të parandalohet, është përmes programeve të dezinfektimit që janë në juridiksionin e komunave dhe institucioneve të tjera, thotë Cana.
Cana tha se pacienti, i cili ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive, paraprakisht është ekzaminuar në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit dhe prej aty është dërguar në Spitalin klinik të Shtipit, ndërsa nga Spitali klinik i Shtipit është dërguar në Klinikën Infektive në Shkup.