Kurti: Zgjerimi i BE-së, përgjigja më e mirë ndaj atyre që e kërcënojnë paqen
Foto: ZKM

Kurti: Zgjerimi i BE-së, përgjigja më e mirë ndaj atyre që e kërcënojnë paqen

Aktuale September 19, 2024 - 18:34

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas takimit që ka pasur me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von de Leyen, ka thënë se zgjerimi i BE-së është përgjigja më e mirë ndaj atyre që kërcënojnë paqen dhe unitetin në Evropë.

Kurti e falënderoi Von der Leyen për ftesën për drekën e punës por edhe për mbështetjen e saj për Ballkanin Perëndimor.

“Kosova është e etur për t’u bashkuar në ‘garën për në krye’ në një proces anëtarësimi të bazuar në merita. Me zgjerimin e kthyer në agjendën e BE-së, ne presim me padurim marrjen e statusit të vendit kandidat dhe pyetësorit, pasi angazhimi ynë ndaj reformave, zhvillimit dhe demokracisë vetëm sa bëhet më i fortë”, shkroi Kurti në “X”.

Gjatë ditës në Bruksel, Kurti mori pjesë në një drekë pune, bashkë me liderët e tjerë të shteteve të Ballkanit Perëndimor.