Ish-presidenti zviceran, Alain Berset nga sot merr detyrën në krye të KE-së ne Strasbourg
Sot, ish-këshilltari federal i Friburgut Alain Berset merr detyrën si sekretari i përgjithshëm i 15-të i Këshillit të Evropës në Strasburg. I zgjedhur për pesë vjet, ai do të jetë në krye të një organizate që punëson rreth 3,000 njerëz dhe menaxhon një buxhet vjetor prej rreth 625 milionë euro.
Ish këshilltarit federal do t’i ndërpritet puna, për pesë vjet për të mbrojtur të drejtat e njeriut
Gjate biesedes se fundit për gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, Alain Berset s presidneti i konfedertes helvetike për shipatret ne Zvcer kishte deklaruar se « komunieti kosovare, ne pergjthsi ai shqipare eshte shembull integrimi dhe suksesesi nga gjitha komunite tjera qe jetojne ne terriotrin tonë.. »
I pyetur tash, për rolin e funksionit të tij si sekretar i përgjithshem i Keshillit Evropian ne Strasbourg ai shprehet se: “Unë nuk merrem më me 26 kantone, por me 46 vende dhe rreth tridhjetë gjuhë”, duke shtuar se dymbëdhjetë vitet e kaluara në Këshillin Federal ishin “një shumë e mirë. përgatitje”.
I themeluar 75 vjet më parë, Këshilli i Evropës mbikëqyr Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Komitetin e Ministrave, Asamblenë Parlamentare e cila mbledh 306 deputetë, Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale me 612 zyrtarë të zgjedhur dhe Komisionerin për të Drejtat e Njeriut.
Demokracia në rënie
Të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e demokracisë do të jenë në qendër të mandatit të Alain Berset. « Kam ndjesinë se pothuajse kudo, » thotë ai në « La Liberté », « ka lëvizje divergjente për sa i përket vlerave, me një funksionim demokratik që tenton të bjerë ».
Në këtë kontekst, lufta në Ukrainë do të jetë një nga shqetësimet e tij kryesore, siç e bëri të qartë gjatë fjalës së tij në Kuvend me rastin e zgjedhjes së tij më 25 qershor.
« Këshilli i Evropës është pozicionuar shumë fuqishëm ndaj agresionit rus në Ukrainë, » vëren ai. Edhe organizata të tjera e kanë bërë këtë, por Këshilli i Evropës ka fatin të funksionojë mirë. Progresi i fundit në regjistrin e dëmeve dhe dinamika e diskutimeve në gjykatën speciale e dëshmojnë këtë.
Berset kryeministrit shiptar te Kosovës: Republika e Kosovës është shtet prioritar për Konfederatën Zvicerane!
Kryeministri shqiptare i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, se fundit eshte takuar ka takuar Alain Berset (si preisdent) gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos ne m aj te keiotj viti ne Davos. Sipas gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch qe kishte ndjekur takimin në fjalë, jane vlerësuan lartë marrëdhëniet e afërta miqësore dhe lidhjet e ngushta njerëzore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.
Berset tha se « Republika e Kosovës është shtet prioritar për Konfederatën Zvicerane. U theksua zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit sa më të afërt për interesat dhe çështjet e përbashkëta, siç janë zhvillimi socio-ekonomik i Kosovës dhe stabiliteti dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor. U vlerësua angazhimi prej shumë vitesh i Zvicrës në arritjen e këtyre objektivave, që reflektohet edhe në programet e bashkëpunimit zhvillimor dhe mbështetjes së paqes. »
Berset konfirmoi mbështetjen e fuqishme të Zvicrës për aplikimin zyrtar të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, në një nga organizatat më të vjetra dhe më të mëdha evropiane, që qytetarëve të Kosovës do t’u mundësojë të përdorin mekanizmat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kryeministri Kurti theksoi stabilitetin institucional, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit e korrupsionit dhe indikatorët pozitivë ekonomikë në Republikën e Kosovës. Ai potencoi mërgatën e Kosovës në Zvicër si pjesë integrale për zhvillimin e vendit tonë.
Alain Berset në Shqipëri, nënshkroi marrëveshjen e sigurimeve shoqërore
I posazgjedhur ne krye te Keshillit Evropain, si president i Zvicres kishte vizituar Shqipërine muajin shkurt te vitit te kaluar, mëqërast nënshkroi marrëveshjen e sigurimeve shoqërore. Alain Berset zhvilloi vizitën e tij të parë në Shqipëri ku u takua me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Vizita erdhi pasi Zvicra dhe Shqipëria ranë dakord për të bashkëpunuar më ngushtë në fushën e sigurimeve shoqërore. Një marrëveshje e nënshkruar të premten më 18.02 siguron që shtetasit zviceranë dhe shqiptarë të kenë trajtim të barabartë në lidhje me të drejtat e tyre të sigurimeve shoqërore dhe të kenë akses më të mirë në këto përfitime.
“Zvicra po mbështet procesin e reformave në Shqipëri. Sot kemi bërë një hap tjetër të rëndësishëm drejt këtij qëllimi. Kam besim se marrëveshja e sigurimeve shoqërore sjell ndryshime pozitive për qytetarët tanë dhe shkëmbimet ekonomike apo vendet tona”, tha ministri Berset. Sipas azets zvicerane ne shqip Le Canton27.ch kjo ishte vizita e nivelit më të lartë nga një zyrtar i qeverisë zvicerane në kohët e fundit.
Poshte ne foto: Gazetari yne i njohur Nefail Maliqi, redaktor i gazetes zvicerane në shqip Le Canton27.ch duke uruar ish-presidentin e Zvicres z.Alain Berset ne fuksionin e ri si sekretar gjeneral i Keshillit te Evropës ne Starsbourg, ku pritet qe Kosova vitin e ardhshem te jene anetare e kesaj organizate evropiane.