Von der Leyen pret liderët e Ballkanit: I përkasin Evropës
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka organizuar një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar agjendat e reformave, që janë parakusht për të nisur pagesat e para nga Plani i Rritjes.
Nga Kosova ka marrë pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Në këtë drekë pune, shtetet e rajonit janë përfaqësuar nga kryeministrat, pos Serbisë, e cila u përfaqësua nga presidenti.
Von der Leyen tha se të gjashtë vendet i përkasin Evropës.
“Kjo është ajo që ne po punojmë. Paralelisht, ne po i afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre me të tonat me Planin tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”, thënë presidentja e KE-së, transmeton Zeri.info.
Today I received the leaders of the six Western Balkan partners.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) September 19, 2024
All six countries belong in Europe.
This is what we are working on.
In parallel, we are bringing their economies and markets closer to ours with our ë6 billion Growth Plan for the region. pic.twitter.com/FDk7fPeXLc