Mustafa i PDK-së: Kurti po e rrezikon të ardhmen e Kosovës, gjendja do të ndryshojë me Bedri Hamzën kryeministër
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti po e rrezikon të ardhmen e Republikës së Kosovës.
Ai ka bërë me dije se kjo duhet të paraqesë shqetësim serioz për çdo qytetar.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mustafa ka shkruar se Kosova ka përparuar vetëm në saje të partneritetit të besueshëm me aleatët.
“Përveçse ka degraduar standardin e jetesës, Albin Kurti tashmë po e rrezikon seriozisht edhe të ardhmen politike të Republikës së Kosovës. Kjo duhet të paraqesë shqetësim serioz për çdo qytetar të këtij vendi. Kosova ka përparuar vetëm në saje të partneritetit të besueshëm me aleatët. Asnjëherë të vetme nuk ka përparuar ndryshe. Tani hapësirën për bashkërendim me aleatët tanë po ia lëmë Serbisë, ndërsa neve po na kërkohet t’i besojmë ‘fuqisë’ së një njeriu. Kjo gjendje duhet dhe do të ndryshojë shpejt”, shkroi ai.